blog-post

Postuar më: 21-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i katërt: Shpërblimi i dëmit

Më 21 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompensimi i dëmit dhe llojet e kompensimit të dëmit, shpërblimi i dëmit në natyrë, shpërblimi i dëmit në të holla, kompensimi i dëmit jomaterial dhe trashëgimia dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jomaterial. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :