blog-post

Postuar më: 27-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i nëntë: Kontrata me fajde, dëmtimi përtej mase, kamata

Më 27 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Fahret Vellja, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kontratat me faje, dëmtimi përtej mase dhe kamata. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :