Moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i parë: Nocioni, karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve
Më 12 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: e drejta e detyrimeve dhe e drejta sendore, burimet e së drejtës së detyrimeve, nocioni karakteristikat dhe klasifikimi i detyrimeve, vetitë e detyrimeve dhe klasifikimi i detyrimeve. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapo emëruar 2024/2025.
Postuar më: 12-03-2024