Moduli – E drejta e detyrimeve – sesioni i shtatë: Mjetet për sigurimin e përmbushjes së kontratave
Më 25 mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mjetet reale të sigurimit të kontratave, hipoteka, paluajtshmëria në pronë, kapari dhe dorëzania. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 25-03-2024