blog-post

Postuar më: 19-03-2024

Moduli – E drejta e detyrimeve, sesioni i tretë: Shuarja e kontratave

Më 19 mars 2024, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shuarja e kontratave me marrëveshjen e palëve, shuarja e kontratës kur zhduket lënda e saj, shuarja e kontratës me vdekjen e palës kontraktuese dhe kontratat absolutisht të pa vlefshme dhe zgjidhja e kontratës për shkak të mosekzekutimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 22 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :