Moduli: E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera sendore
Me 06-16 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik nëntë sesione nga moduli “ E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera sendore ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Rrustem Thaqi, Kryetar i Këshillit Gjyqësor dhe z. Qerim Ademaj, Gjyqtar në Gjykata Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Mbrojtja gjyqësore e të drejtës së pronësisë, të drejtat sendore në sendet e huaja, vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve, posedimi dhe mbrojtja e tij, fitimi i pronësisë me ndërtim, e drejta fqinjësore dhe e drejta e ndërtimit, shqyrtime të përgjithshme, bashkëpronësia dhe pronësisa e përbashkët dhe fitimi i pronësisë-mënyrat e fitimit të pronësisë.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Postuar më: 16-07-2026