Moduli: E drejta ekonomike
Me 15-27 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në 9 sesione nga moduli: “ E drejta ekonomike ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale dhe z. Faton Bajrami, gjyqtar në Gjykatën Komerciale - shkalla e dytë.
Nga ky modul janë trajtuar: E drejta ekonomike-shoqëritë tregtare, kontratat në ekonomi, punët bankare dhe siguruese, kontratat e kredisë, kontrata e sigurimit- kompenzimi i dëmit, të drejtat e pronësisë intelektuale të drejtat e autorit- markat tregtare, zgjidhja alternative e kontesteve, falimentimi dhe pronësia intelektuale.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 28-01-2025