blog-post

Postuar më: 02-04-2024

Moduli –E drejta ekonomike– sesioni i katërt: Kontrata e sigurimit-Kompensimi i dëmit

Më 02 prill 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “E drejta ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i kontratës së sigurimit, detyrimet palëve kontraktuese, sigurimi i pasurisë, përgjegjësia për shkaktimin e dëmit, parashkrimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :