blog-post

Postuar më: 20-03-2025

Moduli: E drejta familjare

Me 10-27 shkurt – 03 mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 7 sesione nga moduli “ E drejta familjare ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë, e drejta martesore, të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve, zgjidhja e martesës dhe procedura e shkurorëzimit, detyrimi për ushqim dhe e drejta prindërore, kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë, adoptimi, marrëdhëniet pasurore në mes bashkëshortëve dhe simulimi gjykimi.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të këtij moduli është realizuar “Simulim” në ambientet e gjykatores (Gjykatën Supreme).

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

  • gallery

Shpërndaje :