Moduli: E drejta familjare
Me 27 – 31 korrik 01, 02 shtator 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik 7 sesione nga moduli “ E drejta familjare ” në kuadër të kurikulës “ E Drejta Civile, Administrative dhe Ekonomike ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Drita Rexhaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: E drejta familjare, kuptimi i familjes, burimet e të drejtës familjare, gjinia dhe llojet e gjinisë, e drejta martesore, të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve, zgjidhja e martesës dhe procedura e shkurorëzimit, detyrimi për ushqim dhe e drejta prindërore, kundërshtimi dhe vërtetimi i amësisë apo i atësisë, adoptimi, marrëdhëniet pasurore në mes bashkëshortëve dhe simulimi gjykimi.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike po ashtu në kuadër të modulit është zhvilluar edhe Simulimi gjyqësor në ambientet e Gjykatës.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar, 2025/2026.

Postuar më: 04-09-2026