blog-post

Postuar më: 21-03-2024

Moduli – E drejta familjare, sesioni i dytë - E drejta martesore, zgjidhja e martesës, procedura e shkurorëzimit, detyrimi për ushqim dhe e drejta prindërore

Më 21 mars 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: e drejta martesore, dhe kuptimi i saj, qëllimet, pengesat dhe kushtet për lidhjen e martesës, kuptimi, llojet e të drejtave dhe të detyrimeve të bashkëshortëve, mënyrat e zgjidhjes së martesës, parimet kryesore të procedurës së shkurorëzimit, kuptimi dhe rëndësia e detyrimit për ushqim, kuptimi i të drejtës prindërore Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :