Moduli – E drejta familjare, sesioni i tretë- Format e veçanta të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror
Më 22 mars 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “E drejta familjare” me trajnues z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: birësimi (Adoptimi) dhe llojet e tij, vendosja e organizuar në familje, kujdestaria, mënyrat e ushtrimit të kujdestarisë dhe kujdestaria për raste të veçanta, dhe për të mitur. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim. Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 22-03-2024