blog-post

Postuar më: 06-01-2025

Moduli: E Drejta trashëgimore

Me 18-27 dhjetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ E Drejta trashëgimore” në kuadër të kurikulës “ E Drejta civile administrative dhe ekonomike ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Nga ky modul janë trajtuar: Trashëgimia në bazë të ligjit, dhe rradhët trashëgimor, trashëgimia në bazë të testamentit, pjesa e domosdoshme, cenimi i pjesës së domosdoshme, padenjësia dhe përjashtimi nga trashëgimia dhe kalimi i pasurisë trashëgimore te trashëgimtarët.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :