
Moduli - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore
Me datë 22, 23, 24, 25 Prill 2025, në kuadër të Programit për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë), është realizuar trajnimi teorik nga moduli: “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij moduli u trajtuan temat si: Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë, përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve, si dhe procedura disiplinore për gjyqtarët.
Trajnimi u realizua me anë të metodologjisë interaktive, të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 28-04-2025