Moduli - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore
Më 17, 18, 19, 20 nëntor 2025, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik katër sesione nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë Personale dhe Ndërpersonale” në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij moduli po trajtohen: Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë, parimet e Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarë, përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe procedura disiplinore për gjyqtarët.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 20 gjyqtarë të sapo emëruar 2025/2026.

Postuar më: 20-11-2025