blog-post

Postuar më: 10-09-2024

Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i dytë- Parimet e Kodi i Etikës profesionale për gjyqtarë

Më 10 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar sesionin e dytë nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar parimet bazë të Kodit të Etikës Profesionale për gjyqtarë, Komimteti Këshilldhënës për Etikën Gjyqësore, Parimet e punës së Komitetit Këshilledhënës për Etike Gjyqësore, Përzgjedhja e anëtarëve të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Gjyqësore, Kryetari i Komitetit dhe kompetencat dhe Kërkesat për dhënien e opinioneve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024/2025.

Shpërndaje :