Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i katërt: Procedura disiplinore për gjyqtarët
Më 12 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedurat disiplinore të gjyqtarëve si dhe në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar dilemat se kush mund të paraqes ankesë disiplinore kundër një gjyqtari, ku paraqitet ankesa kundër një gjyqtari dhe çka nënkupton autoriteti kompetent?
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024/2025.
Postuar më: 12-09-2024