Moduli - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i parë: Parimet e Kodit të Etikës profesionale për gjyqtarë
Më 09 shtator 2024, në kuadër të Programit Fillestar Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: profesionalizimi dhe përgjegjësia në punë, parimet e punës së komitetit këshillëdhënës për etike gjyqësore, konfidencialiteti dhe raportet me publikun dhe mediat.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit serbë dhe një i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 09-09-2024