Moduli: Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni i tretë: Përgjegjësia, shkeljet dhe masat disiplinore ndaj gjyqtarëve
Më 11 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore për gjyqtarë (neni 5) dhe Masat disiplinore.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 32 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai serb, 2024/2025.
Postuar më: 11-09-2024