Moduli: Forma e paraqitjes së parashtresave dhe llogaritja e afateve
Me 28 dhe 29 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “Forma e paraqitjes së parashtresave dhe llogaritja e afateve ” në kuadër të kurikulës “Kodi i procedurës penale”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Dërgimi i parashtresave, llogaritja e afateve, parimet bazë lidhur me hartimin e parashtresave dhe hartimi, arsyetimi i mjaftueshëm i parashtresave gjatë procedurës penale.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 29-10-2024