blog-post

Postuar më: 19-01-2026

Moduli: Forma e paraqitjes së parashtresave dhe llogaritja e afateve

Më 15 dhe 19 janar 2026, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik në dy sesione nga moduli “Forma e paraqitjes së parashtresave dhe llogaritja e afateve” në kuadër të kurikulës “ Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën e Supreme.

Temat e trajtuara në këtë modul janë: forma e paraqitjes së parashtresave dhe llogaritja e afateve.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :