Moduli i Ndalesave për Automjete – Përdorimi në Procedurat Përmbarimore
Më 15 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës është duke realizuar trajnimin me temë “Moduli i Ndalesave për Automjete – Përdorimi në Procedurat Përmbarimore”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Ganimete Sfishta - Udhëheqëse e Regjistrit Qendror për Automjete, z. Hekuran Kadolli Administratori i Bazës së të dhënave, znj. Nexhmije Luma znj. Ajser Gashi.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve dhe aftësimi profesional i zyrtarëve të përmbarimit për përdorimin efikas dhe të saktë të Modulit të Përmbarimit.
Metodologjia e trajnimi do të aplikohet përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Gjykatat Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Postuar më: 15-10-2026