
Moduli: I pandehuri në procedurën penale
Me 28, 29 korrik-01 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ I pandehuri në procedurën penale ” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnueses znj. Jehona Grantolli, Prokurore në Prokurorin Themelore në Prishtinë.
Nga ky modul janë trajtuar: I pandehuri si subjekt i procedurës penale dhe deklarimi i të pandehurit si provë, të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë procedurës penale, pozita e të pandehurit pas ngritjes së aktakuzës dhe gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe i pandehuri gjatë procedurave të veçanta dhe procedura për ndihmën juridike ndërkombëtare.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.
Postuar më: 02-09-2025