Moduli: KEDNJ
Me datë 12, 13, 14, 15, 16, 19, 20, 22 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 10 sesione nga moduli “ KEDNJ ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorinë Speciale.
Nga ky modul janë trajtuar: Roli dhe rëndësia e këshillit të Evropës, gjykata evropiane e të drejtave të njeriut dhe konventa evropiane për të drejtat e njeriut, neni 2 e drejta për jetë, neni 5 e drejta për liri dhe siguri, garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, neni 6 i KEDNJ, neni 10 – liria e shprehjes, konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore-mbrojtja e gazetarëve dhe sinjalizuesve.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 30-05-2025