blog-post

Postuar më: 11-06-2026

Moduli - KEDNJ

Me 01-11 qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 8 sesione nga moduli “ KEDNJ ” në kuadër të kurikulës “ Rendi Juridik Kombëtar Dhe Ndërkombëtar”.

Trajnues të këtij moduli: z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.

Në kuadër të këtij moduli u trajtuan temat: • Roli dhe rëndësia e këshillit të Evropës, • Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut dhe konventa evropiane për të drejtat e njeriut, • Neni 2 e drejta për jetë, • Neni 5 e drejta për liri dhe siguri, • Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, • Neni 6 i KEDNJ, • Neni 10 – liria e shprehjes, • Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore-mbrojtja e gazetarëve dhe sinjalizuesve.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar 2026/2027.

Shpërndaje :