blog-post

Postuar më: 16-09-2024

Moduli: KEDNJ, sesioni i dytë: Gjykata Evropian e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Evropian për të Drejtat e Njeriut

Më 16 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik, nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objektivat e GJEDNJ dhe ndikimi i jurisprudencës së GJEDNJ në mbrojtën e të drejtave të njeriut në sistemin juridik të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :