blog-post

Postuar më: 20-09-2024

Moduli: KEDNJ, sesioni i gjashtë: Neni 6.1 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Më 20 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion po trajtohen këto tema: Neni 6.1 e drejta për një proces të rregullt, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, dhe Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre 1 nga komuniteti boshnjak gjenerata 2024-2025.

Shpërndaje :