Moduli: KEDNJ, sesioni i pestë: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë
Më 19 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë- ‘’Urdhrat ekzekutiv’’.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre 1 nga komuniteti boshnjak gjenerata 2024-2025.
Postuar më: 19-09-2024