Moduli –“KEDNJ” –sesioni i shtatë: Neni 10 – Liria e shprehjes
Më 23 shtator 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, rast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për Mbrojtjën e Sinjalizuesit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre 1 nga komuniteti boshnjak gjenerata 2024-2025.
Postuar më: 23-09-2024