Moduli: KEDNJ, sesioni i tretë- Neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Më 17 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: E drejta për jetën, Aktet e Qeverisë që kanë të bëjnë me kufizimin e lirisë, efikasiteti i kompensimit dhe personat e zhdukur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe rasteve praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak gjenerata 2024-2025.
Postuar më: 17-09-2024