blog-post

Postuar më: 04-06-2025

Moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur

Me 02, 03, 04 qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së trembëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik tre sesione nga moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Shpetim Peci, Prokuror në Prokurorin Themelore Mitrovicë.

Nga ky modul janë trajtuar: Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penaletë kryera si të mitur efekti i dënimit në masën edukuese, masat e diversitetit dhe ndërmjetësimi, masat edukuese dhe dënimet, procedura përgatitore, shqyrtimi gjyqësor dhe vendimet dhe mjetet juridike, dhe mbrojtja e fëmijës si viktime në procedurën penale.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :