
Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme
Nga data 03 deri me datë 25 shkurt dhe 17 mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në 14 sesione nga moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme” në kuadër të kurikulës “Kodi Penal i Republikës së Kosovës”. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Dren Paca, Rafet Halimi dhe Ilir Morina, prokuror nga radhët e Prokurorisë Speciale.
Nga ky modul janë trajtuar: Elementet e veprës penale, veprat penale dhe përgjegjësia penale, përgjegjësia e personave juridik, format e fajit (dashja, pakujdesia dhe lajthimi, shkaqet që përjashtojnë përgjegjësinë (mbrojtja e nevojshme, nevoja ekstreme, dhuna dhe kanosja, bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale: bashkëkryerja, shtytja, ndihma, bashkimi kriminal dhe marrëveshja për të kryer penale, sanksionet penale, llojet e dënimeve (dënimet kryesore, plotësuese alternative dhe vërejtja gjyqësore), masat e trajtimit të detyrueshëm, pasojat juridike të dënimit, rehabilitimi i të dënuarve dhe parashkrimi dhe format e fajit (dashja, pakujdesia dhe lajthimi, shkaqet që përjashtojnë përgjegjësinë.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapoemëruar.
Postuar më: 17-03-2025