
Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme
Me datë 08 dhe 23 maj 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë), është realizuar trajnimi teorik dymbëdhjetë sesione nga moduli“ Kodi penal-pjesa e përgjithshme në kuadër të kurikulës “ Kodi Penal I Kosovës ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në gjykatën Supreme dhe z. Burim Ademi gjyqtarë në gjykatën Supreme.
Temat që po trajtohen në këtë modul janë: Nga ky modul janë trajtuar: veprat penale dhe përgjegjësia penale, dashja, pakujdesia, mbrojtja e nevojshme, mbrojtja ekstreme, dhuna dhe kanosja, lajthimi, bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale, ndihma dhe shtytja në bashkëkryerje të veprës penale, sanksionet penale, parashkrimi dhe rehabilitimi i të dënuarve dhe baza, kufiri i përgjegjësisë së personave juridik.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 30-05-2025