blog-post

Postuar më: 30-05-2025

Moduli: Kodi penal-Pjesa e veçantë

Me datë 01, 07, 08, 14, 15, 22, 28, 29 prill dhe me datë 05, 06, 12, 13, 19 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e njëmbëdhjetë), ka realizuar trajnimin teorik 13 sesione nga moduli “Kodi penal- pjesa e veçantë ” në kuadër të kurikulës “ Kodi Penal I Kosovës”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesce z. Naim Abazi, Prokuror në Prokurorinë Speciale, dhe z. Enis Gashi, Kryeprokurorë në Prokurorinë Themelore, Gjakovë, z. Ersan Qavolli, Prokurorë në Prokurorinë Themelore, Pejë.

Nga ky modul janë trajtuar: Veprat penale kundër jetës dhe trupit, lirive dhe të drejtave të njeriut, të drejtave në marrëdhëniet e punës, integritetit seksual, veprat penale kundër martesës dhe familjes, shëndetit publik dhe veprat penale kundër narkotikëve, ekonomisë dhe korrupsionit, veprat penale kundër pasurisë, rendit juridik dhe mjedisit, veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë, sigurisë së trafikut dhe veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.

Shpërndaje :