blog-post

Postuar më: 27-05-2025

Moduli: Kodi penal-Pjesa e veçantë

Me 06-27 maj 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik 7 sesione nga moduli “ Masat e veçanta hetimore ” në kuadër të kurikulës “ Kodi I Procedurës Penale ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Zenulla Gashi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, z. Ersan Qavolli, Prokuror në Prokurorin Themelore në Pejë.

Nga ky modul janë trajtuar: Përkufizimi i masave të veçanta, parimet dhe standardet ndërkombëtare për zbatim të masave dhe provueshmëria e provave të siguruara me anë të urdhërit për masat e veçanta hetimore, procedura për nxjerrjen e urdhrave për masat e veçanta hetimore, afatet zgjatja dhe ripërtërija e urdhrit për masat e veçanta hetimore dhe detyra për vlerësim.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të shtetit të sapoemëruar.

Shpërndaje :