Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i trembëdhjetë – Veprat Penale Kundër Sigurisë së Përgjithshme të Njerëzve dhe Pasurisë
Më 04 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë” me trajnues z. Valon Kurtaj, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special. Në kuadër të sesioni janë duke u trajtuar: rrezikimi i trafikut urban, ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur, lajmërimi ose kallëzimi i rremë, dhënia e deklaratës në mënyrë të rreme. Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 15 gjyqtarë të sapoemëruar.
Postuar më: 04-06-2024