blog-post

Postuar më: 15-07-2025

Moduli: Kontrolli dhe konfiskimi

Me 17 qershor 08, 14, 15 korrik 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “Kontrolli dhe konfiskimi” në kuadër të kurikulës “Kodi i Procedurës Penale”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Nga ky modul janë trajtuar: Dispozitat e KPP-së lidhur me konfiskimin dhe sekuestrimit, dispozitat e KPRK-së, ligji mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit, rastet nga praktika vendore dhe ndërkombetare, aktgjykimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :