blog-post

Postuar më: 30-05-2025

Moduli: Krimi Kibernetik

Me datë 26 - 27 maj 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë), është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Krimi kibernetik” në kuadër të kurikulës “ Kodi Penal i Kosovës ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Skender çoçaj, gjyqtar në gjykatën e Apelit.

Temat që po trajtohen në këtë modul janë: Konceptet bazike për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe ligji për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.

Shpërndaje :