blog-post

Postuar më: 26-01-2026

Moduli – Ligji për kundërvajtje

Më 30 dhjetor 2025 dhe 26 janar 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik në dy sesione nga moduli “ Ligji për kundërvajtje”, në kuadër të kurikulës “Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese”, në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij moduli po trajtohen: Veprat e kundërvajtjes, procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje dhe organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :