Moduli: Ligji për kundërvajtje
21-24 korrik 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së pesëmbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik katër sesione nga moduli “ Ligji për kundërvajtje” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Nga ky modul janë trajtuar:
- Veprat e kundërvajtjes,
- Procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje,
- Organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes,
- Aktgjykimet aktvendimet dhe mjetet juridike,
- Fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtjes.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 19 gjyqtarë të sapo emëruar gjenerata e XIV, 2025/2026.

Postuar më: 24-07-2026