blog-post

Postuar më: 30-09-2024

Moduli: Ligji për kundërvajtje, sesioni i katërt: Organet për paraqitje të kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes, aktgjykimet-aktvendimet dhe mjetet juridike

Më 30 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: aktgjykimi për kundërvajtje, aktvendimi për përfundimin e procedurës kundërvajtjes, komunikimi përpilimi dhe dorëzimi i aktgjykimit-aktvendimit mbi kundërvajtje dhe mjetet e jashtëzakonshme juridike.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjake gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :