Moduli: Ligji për kundërvajtje, sesioni i parë: Veprat e kundërvajtjes, procedura e kundërvajtjes dhe aktgjykimi mbi kundërvajtje
Më 25 shtator 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: E drejta e kundërvajtjes, vepra e kundërvajtjes, rregulloret komunale, fillimi dhe zhvillimi i Procedurës për Kundërvajtje dhe i pandehuri dhe i dëmtuari në procedurë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjake gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 25-09-2024