blog-post

Postuar më: 27-09-2024

Moduli: Ligji për kundërvajtje, sesioni i tretë: Fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtjes

Më 27 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e njëmbëdhjetë duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ligji për kundërvajtje”, në mbështetje të trajnuesit z. Ramiz Kuqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: i pandehuri dhe i dëmtuari në procedurë, përmbajtja e kërkesës, vendimi sipas kërkesës për zhvillimin e procedurës së kundërvajtjes, ndërprerja e procedurës së kundërvajtjes dhe, masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjake gjenerata XII 2024/2025.

Shpërndaje :