Moduli – Mbrojtja ndaj Diskriminimit
Më 12-27 janar 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së njëmbëdhjetë është realizuar trajnimi teorik dy sesione nga moduli “ Mbrojtja ndaj diskriminimit ”, në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe Shkathtësitë Plotësuese” në mbështetje të trajnuesit z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij moduli po trajtohen: Bazat dhe format e manifestimit të diskriminimit sipas LMND dhe bazat e Diskriminimit. Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 24 prokurorë të sapo emëruar 2025/2026.

Postuar më: 27-01-2026