Moduli –Mbrojtja ndaj diskriminimit, sesioni i dytë: Bazat e Diskriminimit
Më 30 shtator 2024, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga moduli “Mbrojtja ndaj diskriminimit” me trajnuese z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: procedura para Gjykatës, instrumentet ndërkombëtare te zbatueshme ne Kosovë sipas Kushtetutës se Republikës se Kosovës, zbatimi i Vendimeve te GJEDNJ sipas Kushtetutës se Republikës së Kosovës, ndalimi i diskriminimit sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj, praktika Gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me rastet e mbrojtjes nga diskriminimi dhe praktika e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me provat dhe barrën e provës.
Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar ku një prej tyre është i komunitetit boshnjak gjenerata XII 2024/2025.
Postuar më: 30-09-2024