
Moduli – Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës
Më 28, 29, 30 prill 2025, në kuadër të programit për trajnim fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e trembëdhjetë) është realizuar trajnimi teorik në tre sesione nga moduli “ Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës” në kuadër të kurikulës “ Shakthtësitë Personale dhe Ndërdisiplinare ”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesëve z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme, dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga ky modul janë trajtuar: Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës, qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve si dhe kontrolli i shtyrjes, udhëheqësia dhe masat e përformancës së gjyqtaëve dhe vlerësimi i përformancës së gjyqtarëve.
Metodologjia e trajnimit është realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti serb, 2025/2026.
Postuar më: 30-04-2025