blog-post

Postuar më: 25-11-2025

Moduli - Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës

Më 21, 24, 25 nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e katërmbëdhjetë ka realizuar trajnimi teorik tre sesione nga moduli “ Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i përformancës”, në kuadër të kurikulës “ Shkathtësitë Personale dhe Ndërpersonale” në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij moduli janë trajtuar: Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës, qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve si dhe kontrolli i shtyrjes, udhëheqësia dhe masat e përformancës së gjyqtaëve dhe vlerësimi i përformancës së gjyqtarëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u realizuar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 20 gjyqtarë të sapo emëruar 2025/2026.

Shpërndaje :