Moduli: Ndërmjetësimi në qëshjet civile
Me 30 dhjetor 2024 - 08 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “Ndërmjetësimi në lëmin civile” në kuadër të kurikulës “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”.
Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Nga ky modul janë trajtuar: Ndërmjetësimi në kontestet civile dhe marrëveshja e ndërmjetësimit.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 08-01-2025