blog-post

Postuar më: 09-01-2025

Moduli: Ndërmjetësimi në çëshjet civile

Me 30 dhjetor 2024 - 08 janar 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së dymbëdhjetë ka realizuar trajnimin teorik dy sesione nga moduli “ Ndërmjetësimi në lëmin civile ” në kuadër të kurikulës “ Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese ”.

Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Nga ky modul janë trajtuar: Ndërmjetësimi në kontestet civile dhe marrëveshja e ndërmjetësimit.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :