blog-post

Postuar më: 26-09-2024

Moduli – Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve, sesioni i dytë: Motivimi

Më 26 shtator 2024, Akademia në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dymbëdhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga moduli “Ngritja e shkathtësive sociale për gjyqtarë dhe menaxhimi i stresit”, në mbështetje të trajnuesit Prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: rëndësia e nevojave për motivim, motivuesit në procesin e punës, motivi për shoqëri, psikologjia sociale dhe kriminaliteti, burimet psikosociale të kriminalitetit, kriminaliteti si dukuri sociale dhe veçoritë kriminogjene të bashkësisë së gjerë shoqërore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak gjenerata XII 2024-2025.

Shpërndaje :